Transmetuar më 21-02-2018, 17:41

Ish “mbreti i paparacëve”, italiani Fabrizio Corona, doli sot nga burgu në mesditë.

Gjykatësi mbikqyrës i Milanos, Simone Luerti, i ka dhënë të drejtën e trajtimit terapeutik, në një prej strukturave të Limbiate, ku ai çdo ditë do t`i nënshtrohet terapive për detoksifikimin nga kokaina.

Gjykatësi i ka vendosur disa masa të tjera: të mos përdorë rrjetet sociale, të mos komunikojë me mediat dhe të mos të dalë nga territori i Lombardisë.

Ky është trajtimi i dytë terapeutik, për të cilin i është dhënë e drejta nga Gjykata e Mbikëqyrjes në Milano. E fejuara e tij, Silvia Provvedi është shprehur për median se shpresonte por nuk e priste lirimin e tij.

Corona u arrestua në tetor, dhe akuzohet për evazion fiskal si edhe shantazhim të VIP-ave me fotografi komprometuese. /b.l/noa.al/