Transmetuar më 21-02-2018, 20:34

Policia jep detaje të reja rreth grabitjes në një banesë në Lezhë, ngjarje e cila ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme.

Tre persona kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit të identifikuar vetëm me inicialet, A.I.

Ata kanë qenë të maskuar, ndërsa njëri prej tyre mbante edhe një armë me vete, me të cilën ka kërcënuar pjesëtarët e familjes.

Sipas informacioneve, ata kanë dhunuar me sende të forta të zotin e shtëpisë, dhe më pas kanë marrë disa bizhuteri, dhe një shumë parash.

Forca të shumta policore po krehin zonën, duke përdorur edhe qenin e gjurmues.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja. /k.k/noa.al/