Transmetuar më 21-02-2018, 21:30

Dita e sotme është ditë festë në familjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Djali i tij i vetëm, Drini feston sot 7 vjetorin e lindjes dhe siç është bërë tashmë traditë, nuk mund t’i mungonte festa surprizë që familja i kishte rezervuar të birit.

Një festë mes miqve të Drinit, me tortë dedikuar atij, tullumbace e muzikë ka qenë gjithçka qe e ka surprizuar Drinin.

Kjo është ndër të paktat postime që Tahiri ka bërë së fundmi në profilin e tij në facebook dedikuar të familjes.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme.