Transmetuar më 21-02-2018, 23:15

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar shqiptar.

Ai u qëllua me breshëri automatike rreth orës 20.30 minuta në komunën e Busto Garolfo në Milano.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shqiptari u qëllua me armë zjarri në pjesën e gjoksit. Autori ka qenë me makinë dhe u largua menjëherë.

I riu shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, kurse policia po kërkon autorin./a.k/noa.al/