Transmetuar më 22-02-2018, 07:17

Një tjetër aksident tragjik i shënuar në mesnatë u ka marrë jetën dy personave, një burri dhe një vajze të re.

Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi Bujar Agalliu, 60 vjeç, banues  në Durrës dhe pasagjerja, Elena Avdillari, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë person.

Në vendngjarje ndodhen efektivet e policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit  të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al