Transmetuar më 22-02-2018, 07:40

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ambasadën amerikane në Mal të Zi. Një person ka hedhur një pajisje shpërthyese në ambasadë, duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.

Më pas disa metra më tej, i dyshuari ka hedhur veten në erë me lëndë plasëse.

Qeveria malazeze, nëpërmjet një deklarate bën me dije se i dyshuari u vetëvra pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, me një tjetër objekt shpërthyes.

Ngjarja tronditëse u shënua rreth orës 00.30 të natës së lënë pas, sapo kishte hyrë e enjtja.

Dyshimet paraprake të autoriteteve maqedonase janë përqendruar në faktin se i dyshuari ka hedhur granatë drejt ambasadës dhe më tej në të njëjtën mënyrë është vetëflijuar.

“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada. /a.y/noa.al