Transmetuar më 22-02-2018, 09:24

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së sotme, ku në minierën e Klosit, kanë mbetur të plagosur pesë minatorë.

Më konkretisht pesë punëtorët janë plagosur në minierën e Shëngjunit në Klos.

Tre prej të plagosurve për shkak të dëmtimeve të rënda, janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerë po ndiqen nga mjekët në spitalin e Burrelit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një avari, për shkak të mos respektimit të rregullave në punë.

Minatorët e plagosur, punonin për kompaninë AlbChrome. /a.y/noa.al

Foto ilustruese