Transmetuar më 22-02-2018, 09:38

Mësohen detaje të tjera lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në autostradën Tiranë-Durrës.

Viktima Elena Avdillari me origjinë nga Korça dhe me banim në Tiranë, po kthehej nga porti i Durrësit.

Mësohet se ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak se kishte mangësi në dokumentacione, punonjësit e portit e kthyen mbrapsht.

Në këto kushte bashkë me valixhen që kishte me vete ajo mori taksi për t’u kthyer në Kombinat, ku dhe jetonte.

Të ndjerës iu gjet në portofol edhe bileta që kishte prerë për në Itali.

Në aksident humbën jetën shoferi i taksisë, Bujar Agalliu 60 vjeç dhe pasagjerja Elena Avdillari 23 vjeçe.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, ku një mjet tip Benz me targa AA 060 SP u përplas me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë person. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz. /a.y/noa.al

Aksidenti me dy të vdekur në Durrës, kush është vajza e re dhe shoferi

Makina përplas Taksinë në Durrës, vdes shoferi dhe pasagjerja. Zhduket shkaktari