Transmetuar më 22-02-2018, 10:16

Nuk kanë qenë të pakta përditësimet që “WhatsApp” një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin të ketë sjellë kohët e fundit.

Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që opsioni i fundit i tij do t’ju gëzojë, nëse keni një biznes sigurisht.

WhatsApp po sjell një version të ri të aplikacionit që iu dedikohet bizneseve, të cilin kompania e ka quajtur WhatsApp Business App.

Aplikacioni i ri i biznesit është dizajnuar posaçërisht për kompanitë dhe bizneset e vogla dhe deri më tani është në dispozicion në SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Indonezi, por pritet të bëhet i aksesueshëm edhe për shtetet e tjera.

Aplikacioni është menduar t’i lehtësojë pronarët e bizneseve të bashkëveprojnë me klientët e tyre. /b.l/noa.al/