Transmetuar më 22-02-2018, 10:20

Policia e Durrësit ka identifikuar personin i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me dy të vdekur në zonën e Maminasit.

Bëhet me dije se pronari i makinës tip Benz me targa AA 060 SP, i cili shkaktoi aksidentin tragjik është Fatjon Zhaporja 34 vjeç.

I dyshuari është shpallur në kërkim, pasi direkt pas aksidentit, nuk u erdhi në ndihmë viktimave, por u zhduk duke humbur gjurmët. Dyshohet se në momentin e përplasjes ai udhëtonte me një tjetër person.

Në aksident humbën jetën shoferi i taksisë, Bujar Agalliu 60 vjeç dhe pasagjerja Elena Avdillari 23 vjeçe.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, ku një mjet tip Benz me targa AA 060 SP u përplas me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e përplasi nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë person. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz.

Viktima Elena Avdillari me origjinë nga Korça dhe me banim në Tiranë, po kthehej nga porti i Durrësit. Mësohet se ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak se kishte mangësi në dokumentacione, punonjësit e portit e kthyen mbrapsht.

Në këto kushte bashkë me valixhen që kishte me vete ajo mori taksi për t’u kthyer në Kombinat, ku dhe jetonte.

Të ndjerës iu gjet në portofol edhe bileta që kishte prerë për në Itali. /a.y/noa.al

Aksidenti me 2 viktima, vajzën e kthyen nga porti i Durrësit, ishte nisur për në Itali

Aksidenti me dy të vdekur në Durrës, kush është vajza e re dhe shoferi Makina përplas Taksinë në Durrës, vdes shoferi dhe pasagjerja. Zhduket shkaktari