Transmetuar më 22-02-2018, 10:43

Zbulohen detaje të reja nga grabitja me armë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku për afro 40 minuta një familje ka përjetuar terror të vërtetë.

E zonja e shtëpisë ka thënë për mediat se grabitësit u kanë vendosur armën në kokë dhe se fëmijët nuk kanë fjetur gjumë gjatë natës, nga tmerri që panë me sy.

Sipas saj, ata kanë parë teksa grabitësit u kanë rrahur babanë, duke mbetur të shokuar.

Sakaq policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, të cilët rezultojnë me precedentë penalë.

Ndërkohë rreth 50 metra larg vendit të grabitjes, janë gjetur maskat e përdorura nga të dyshuarit.

Kujtojmë se persona të maskuar dhe me maska u futën në banesë rreth orës 19:15 të mbrëmjes së të mërkurës, në qytetin e Lezhës, duke grabitur një shumë parash dhe bizhuteri. Ngjarja ndodhi në afërsi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit Arben. I., ku, tre persona të maskuar njëri prej tyre i armatosur, kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës, duke i marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri.

Më pas, duke përfituar nga errësira, ata kanë mundur të largohen.

Dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 30 mijë lekë të reja dhe disa sende të tjera me vlerë. Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që janë sekuestruar pamjet filmike në zonën ku ndodhi ngjarja. /a.y/noa.al

Grabitje me armë në banesë, maskat dhunojnë të zotin e shtëpisë

Tentuan të vjedhin një banesë, policia i ndjek me qen gjurmues

Foto ilustruese