Transmetuar më 22-02-2018, 10:52

Jennifer Aniston dhe ish bashkëshorti i saj, Justin Theroux, në shtatë vitet e tyre të lidhjes janë shfaqur gjithnjë shumë të dashuruar.

Por në vitin 2017 ata nisën të shfaqin problemet e para në çift, e për këtë arsye nisën terapinë së bashku.

Sipas People, çifti për disa muaj u përpoq që marrëdhënia e tyre të funksiononte përsëri, e për këtë arsye nisën terapinë.

Por edhe kjo përpjekje e tyre dështoi, pasi Jennifer dhe Justin nuk arritën të krijonin një familje së bashku, duke përfunduar në divorc.

Gjithsesi, pas ndarjes “People” i ka kushtuar një kopertinë ndarjes së Aniston dhe Theroux. Sipas burimeve të tyre, Aniston nuk po e përballon mirë këtë ndarje.

 “Ajo është vetëm dhe e mërzitur. Aniston ndihet e zhgënjyer që martesa e saj me Justin nuk ka funksionuar. Ajo nuk mendonte se do të përfundonte sërish beqare. Por kjo s’do të thotë se ajo ia ka mbyllur dyert dashurisë”, është shprehur ky burim për “People”.

Më trej ai shton se, “Jen do të dojë sërish. Ajo nuk dëshiron të dalë në takime, i duket diçka e sikletshme, dhe jo e këndshme. Ajo urren vëmendjen e medias, dhe dëshiron që historitë e saj t’i mbajë për vete. Jen beson shumë tek dashuria, dhe dëshiron që të ndajë jetën me dikë që ajo vërtet e do”.

Nga ana tjetër për post dhimbjes së Jen, këto ditë është shkruar se Justin ka gjetur letra dashurie që Brad i ka dërguar Aniston.  "Ai gjithmonë ishte i pasigurt në lidhje me Aniston. Justin ka gjetur letra në shtëpi që Brad ia ka dërguar. Kjo e ka bërë atë t’i japë fund martesës", shkruan Us Weekly./b.l/noa.al/