Transmetuar më 22-02-2018, 11:06

Pas koncertit të jashtëzakonshëm në Prishtinë, Rita Ora ka dhuruar një tjetër performancë të zjarrtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BRIT Awards”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka performuar mbrëmjen e së mërkurës krahë Liam Payne, këngën e “Fifty Shades Freed”, “For You”, në skenën e “O2 Arena” në Londër.

E veshur me një “body” ngjyrë të bardhë, bukuroshja 27 vjeçare dukej tepër seksi gjatë performimit të duetit, të cilin Liam e finalizoi me një përqafim dhe një puthje në faqe.

Gjithashtu më herët Rita Ora ka sjellë në skenën e Brit Awards 2018 edhe dy këngët e saj solo "Your Song" dhe "Anyehere".

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndezi skenën me të tre performancat e saj. Fituesit e mëdhenj të mbrëmjes ishin Dua Lipa dhe Stormy, duke marrë secili nga dy çmime./b.l/noa.al/