Transmetuar më 22-02-2018, 11:12

Personi që shihni në fotografi është autori i dyshuar i sulmit me granatë në ambasadën amerikane në Mal të Zi.

43-vjeçari Dalibor Jaukovic, hodhi një granatë në oborrin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, ndërsa më vonë u hodh në erë me eksploziv.

I dyshuari ka lindur në Kralevë të Serbisë dhe ka jetuar në Podgoricë.

Qeveria malazeze, nëpërmjet një deklarate bëri me dije se i dyshuari u vetëvra pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, me një tjetër objekt shpërthyes.

Ngjarja tronditëse u shënua rreth orës 00.30 të natës së lënë pas, sapo kishte hyrë e enjtja.

Dyshimet paraprake të autoriteteve maqedonase janë përqendruar në faktin se i dyshuari ka hedhur granatë drejt ambasadës dhe më tej në të njëjtën mënyrë është vetëflijuar.

“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ambasada. /a.y/noa.al

Sulmohet me granatë ambasada amerikane në Mal të Zi, i dyshuari hedh veten në erë