Transmetuar më 22-02-2018, 11:57

Konferenca e kryetarëve ka vendosur që në datën 15 mars do të zhvillohet mocioni me debat i kërkuar nga opozita për heqjen e ndihmës ekonomike për disa familje.

Ditën e martë Partia Demokratike dorëzoi kërkesën ku theksohet se përjashtimi nga ndihma ekonomike është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

Pas kërkesës së demokratëve, ditën e sotme është mbledhur ekonferenca e kryetarëve e cila vendosi si datë të përshtatshme për zhvillimin e mocionit 15 marsin.

Mësohet se kjo datë është vendosur pasi sipas kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Rama nuk do të jetë i pranishëm në dy seancat e radhës për shkak të axhendës së ngjeshur politike.

Opozita akuzon Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe kryeministrin Rama për heqjen nga ndihma ekonomike të 20 mijë familjeve të varfëra./b.l/noa.al/