Transmetuar më 22-02-2018, 12:10

Harrojini çokollatat apo pijet energjike, ushqimet e shëndetshme dhe bio mund të rrisin energjinë e trupit tuaj pa iu shëndoshur. Perimet, agrumet dhe zarzavatet janë disa prej ushqimeve që mund të shtojnë energjinë e trupit tuaj duke ruajtur linjat.

Pasi të hash në mënyrën e duhur nuk do të thotë një sistem i komplikuar rregullash. Nëse përpiqesh që të përfshish në dietën e përditshme ushqimet e mëposhtme, jo vetëm që do të ndihesh më lehtë dhe më energjike, por edhe trupi do të marrë të gjithë përbërësit e nevojshëm që i duhen për të qenë i shëndetshëm.

Proteina- Sasia e proteinave që çdo njeri duhet të marrë gjatë një dite ndryshon në varësi të peshës fizike dhe aktivitetit fizik, megjithatë specialistët thonë se gratë kanë nevojë për 40 deri në 75 gram proteina në ditë. Për të marrë sasinë e përditshme, çdo vakt duhet të përfshijë disa lloj proteinash, pa yndyrë dhe pa kolesterol. Produkte me pak yndyrë janë ato të qumështit, bishtajoret, fileto pule, peshku etj., janë zgjedhje të shëndetshme dhe me pak yndyrë.

Fibra- Rekomandohet që femrat të hanë 25 deri në 30 gram fibra në ditë, kështu që mund t’i përfshish ato në çdo vakt të ditës. Fibrat ndihmojnë aparatin tretës, ulin kolesterolin dhe të mbajnë në gjendje të ngopur për një kohë të gjatë. Frutat, zarzavatet, arrat dhe drithërat janë të pasura me fibra.

Pijet hidratuese- Është shumë e rëndësishme që trupi të jetë i hidratuar gjatë gjithë ditës, asnjë vakt nuk duhet të bëjë përjashtim për këtë. Në vend të pijeve me gaz apo me sheqer, zgjidh ujë, çaj të pasur me antioksidantë si çaji jeshil. Të gjitha këto zgjedhje do të ndihmojnë trupin të tresë më mirë ushqimin dhe të ndihet më energjik.

Disa ushqime të tjera

Kunguj dhe fara luledielli- Janë të pasura me magnez. Ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në relaksimin e muskujve.

Patatet- Përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C dhe D. Kot nuk quhen edhe “bukë dhe gjellë” nga populli.

Uji- Megjithëse mund të duket si një shprehje tepër e rëndomte pa ujë s’ka jetë. Transporton oksigjenin në qeliza si dhe ul lodhjen./b.l/noa.al/