Transmetuar më 22-02-2018, 12:17

Një shprehje e vjetër popullore thotë se gjatësia është gjysma e bukurisë. Por pavarësisht kësaj bindje, për femrat e gjata vjen një lajm jo shumë i mirë.

Kjo pasi një prej pikave të tyre të forcës nga pikëpamja estetike, përfaqëson një rrezik serioz për shëndetin. Dhe nuk është një rrezik i pakët.

Është zbuluar se ka një lidhje të ngushtë mes gjatësisë së femrës dhe rrezikut për t’u prekur nga tumori në vezore.

Vajzat dhe gratë e gjata kanë më shumë mundësi që të sëmuren, bazuar në një studim Anglez të Universitetit të Oxford, i botuar në revistën shkencore “PLoS Medicine”.

Shkencëtarët analizuan 47 studime epidemiologjike të zhvilluara në 14 vende, ku u përfshinë 25 mijë femra të prekura nga tumori në vezore dhe më shumë se 80 mijë femra të shëndetshme.

“Duke krahasuar elementet në shkallë botërore, u zbulua qartësisht se gjatësia është një faktor serioz rreziku për t’u prekur nga tumori”, deklaroi drejtuesja e studimit Valerie Beral, e cila është edhe epidemiologe.

Studimi zbuloi se mjaftojnë 5 centimetër më shumë gjatësi, që të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri, shkruan noa.al. Rreziku bëhet edhe më i madh, nëse pihet duhan dhe alkool.

“Zbuluam gjithashtu se përmasat e trupit në përgjithësi, rezultojnë të rëndësishme për zhvillimin e sëmundjes. Obeziteti, rezultoi një prej faktorëve kryesorë të rrezikut”, deklaroi Beral. /a.y/noa.al