Transmetuar më 22-02-2018, 12:28

Ish- kryeministri Sali Berisha si mjek në profesion sot në Kuvend ka bërë një denoncim, që i ka ardhur nga një banor i Shkozetit. Ai thotë se prej 5 muajsh në farmacitë e vendit nuk ka ilaç për hollimin e gjakut për ata persona që kanë valvul në zemër.

“Çdo emergjencë është një procedurë dhe unë vij këtu për të denoncuar pashpitësinë, papërgjegjsmëtrinë në emër të qytetarëve të cilët kanë vendosur valva ne zemër dhe prej 5 muajsh nuk gjenjnë sintrom në treg. Zoti Ruçi kjo është absolutisht  në 80-90% baraz vdekje.

Valvula nese nuk merr holluesin e gjakut krijon ndroçkat që e çojnë drejt vdekjes të sëmurin”, u shpreh Berisha.

Më tej ai nga foltorja e Kuvendit Berisha lidhur me këtë rrezik, Berisha akuzon një ministër të kabinetit qeverisës se luan me diamante dhe e ka botën rozë.

Ish- kryeministri nuk ja përmendi emrin, por tha se "ai që foli para meje, luan me diamante dhe e ka të lehtë, e ka rozë këtë botë, ndërsa këta po këta që vdesin për valvula e kanë ferr këtë botë"./b.l/noa.al/