Transmetuar më 22-02-2018, 12:52

Kryeministri Edi Rama shigjetoi opozitën, lidhur me akuzat e bëra nga kryedemokrati Lulzim Basha, sa i takon heqjes së ndihmës ekonomike ndaj dhjetëra familjeve.

“U shqetësuat se thamë ‘jeni zogjtë e korbave”, u shpreh Rama, duke bërë që Lulim Basha dhe deputetët demokratë ti afrohen dhe të rrethojnë foltoren, duke lëshuar akuza ndaj tij.

Më pas deputetët demokratë braktisën punimet e seancës.

Por Rama deklaroi ironikisht se nga pikëzimi i Sali Berishës, është hequr televizorin me ngjyra dhe bolierin.

“Tritan (Shehu) nuk krahasohemi me kohën e Zogut, jemi këtu përballë zogut të korbave. Ju keni arritur t’i jepni ndihmë ekonomike familjeve në nevojë 6 mijë lekë të vjetra, vini këtu dhe nuk lini fjalë të fjalorit pa thënë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, 70% e aplikantëve të përjashtuar janë në moshën 24-44 vjeç, plotësisht të aftë për punë.

Në këtë linjë shtoi se vetëm në pak ditë 1211 njerëz kanë shkuar në dyert e zyrave të punë si punëkërkues, por tha se ka dhe nga ata që refuzojnë.

Kreu i qeverisë deklaroi në vijim se kush është i aftë për punë dhe refuzon nuk meriton asnjë cent.

“Si të gjitha reformat, që tentuat po nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që filloi në Qershor të 2014, duke u pilotuar në 3 qarqe, ku nga pilotimi rezultoi se ishin 19.700 deklarime të rreme, domethënë subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju e nuk e meritonin ta kishin. Çfarë po bëjmë, kanë kaluar dy vite nga procesi i pilotimit, dhe jemi në fazën e shtrirjes të së njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë. Nëse ju doni të protestoni për Fluturimin nga Përrenjasi që deri në Shtator përfitonte ndihmë, dhe është pronar i një vile, vazhdoni protestoni”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al