Transmetuar më 22-02-2018, 13:43

Ministria e Financave nxjerr në ankand pronat e firmave renteiere, të cilat mblodhën kursimet e shqiptare në vitet 1993-1996, mes tyre prona të shoqërisë “Vefa” dhe “Kamberi”

Toka, apartamete, fabrika, ish-punishte, për të cilat ankandi do të zhvillohet në 27 shkurt. Ministria e Financave bën të ditur se çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë, në vendin, datën dhe orën e njoftuar, pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë

-Kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndërmarrjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.

-Mandatpagesën në origjinal, që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit në lekë.

-Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit të shpallur për shitje, nuk i kthehet 20% e vlerës fillestare, të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand, shkruan ‘Gsh’.

Mandatpagesa duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarrje në ankand.