Transmetuar më 22-02-2018, 14:13

Një grua ka shkuar në spital për të sjellë në jetë fëmijën e saj, por doktorët i kanë sygjeruar asaj për lindje me prerje cezariane.

Gruaja portorikane nuk ka pranuar kategorikisht për këtë lloj lindje, kështu që ka gjetur një mënyrë tjetër për lindje natyrale.

Ajo thirri bashkëshortin e saj në dhomën e spitalit dhe të dy nisën të kërcenin një kërcim sipas koreografisë së këndshme të shpikur prej saj.

Dhe mund të thuhet se nëna e re e arriti qëllimin që i kishte vënë vetes.

Ajo ka mundur të sjellë në jetë foshnjën e saj në mënyrë natyrale, duke e shmangur në këtë mënyrë operacionin. /b.l/noa.al/