Transmetuar më 22-02-2018, 14:31

Një ngjarje e rëndë mund të konsiderohet ajo që shfaqet në një video ku një burrë në Angli dhunon në mes të rrugës një vajzë të vogël.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe janë postuar në internet nga policia me qëllim për të gjetur autorin.

Imazhet shfaqin një burrë i cili sulmon në rrugë një vajzë 12 vjeçare e cila ndodhej e vetme dhe kishte dalë për të bërë disa pazare me kërkesë të nënës së saj.

Ata shihen teksa përleshen për një kohë të gjatë, ku fëmija herë pas here edhe rrëzohet në tokë vetëm për të mbrojtur gjërat e veta.

Por në fund vogëlushja nuk ja ka dalë dot, dhe grabitësi ka mundur t’i vjedhë asaj të gjithë të hollat që kishte me vete dhe është larguar me nxitim duke e lënë 12 vjeçaren të shtrirë në trotuar./b.l/noa.al/