Transmetuar më 22-02-2018, 14:52

Për më shumë se 10 vjet ai nuk donte të largohej nga varri i të zotit të tij, Miguel Guzmán. Ai ishte gjithnjë pranë tij, deri sa dha frymën e fundit. Nëse është e nevojshme për të konfirmuar thënien se "qeni është miku më i mirë i njeriut", kjo histori padyshim do ta kryejë këtë detyrë. 

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e Villa Carlos Paz, në krahinën argjentinase të Kordovës.  Miguel Guzmán vdiq papritur në vitin 2006 në Argjentinë dhe qeni i tij “Capitan” qëndroi pranë varrit çdo ditë. 

Megjithatë, gjatë viteve Capitan filloi të përkeqësohet dhe më keq. Mediat lokale raportuan se vitin e kaluar qeni i varfër kishte humbur shikimin dhe mezi qëndronte në këmbë. Cristian Stempels, veteriner i cili e trajtoi kafshën deri në ditët e tij të fundit, tha se qeni ngordhi nga sëmundja kronike e veshkave. 

“Ne e kishim zbuluar problemin katër vjet më parë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai ishte trajtuar me ushqime dhe ilaçe të veçanta”, tha ai. “Është një qen i cili tani përfaqëson një ikonë për Carlos Pazin dhe pasi ai jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij në varreza, vendosëm se do të vdiste atje”. 

Punëtorët e varrezave, të cilët ushqyen dhe u kujdesën për qenin 15-vjeçar, thanë se Capitan dukej sikur mezi po priste ditën të bashkohej me pronarin e tij.

Vetëm një ditë pas funeralit të të zotit, Capitan u zhduk nga shtëpia.  Gruaja dhe djali i tij filluan ta kërkonin derisa e gjetën 45 minuta larg, në fshatin ku ai ishte varrosur. 

Ata thonë se është një mister se si qeni e gjeti varrin pasi ai nuk kishte qenë asnjëherë më parë atje. Damian u përpoq disa herë për të sjellë në shtëpi, por gjithmonë u arratisej dhe vendosën ta linin atje deri edeh sa u bashkua me të zoton e tij. /b.l/noa.al/