Transmetuar më 22-02-2018, 15:58

Në familjen e Elenës janë hapur dyert e mortit. Nëna e vajzës, Rozafa Glloga mes dhimbjes dhe lotëve tregon rreth aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maminas që i mori jetën vajzës së saj. 

Duke folur për mediat, Glloga është shprehur se, vajza shkonte e punonte në Itali, tek shoqet e saj. Ajo ka deklaruar se me lekët që merrte në Itali, Elena mbante familjen dhe kjo ishte hera e katër që po ikte.

“Vajza ime shkonte herë pas here në Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e 4 që po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ca problemi pati që nuk u nis në Itali. 

Lajmin e vdekjes e kanë mësuar shoqet e saj që jetojnë në Itali pasi e panë në televizor. Në mëngjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne dhe na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër. Unë punoj në fshesë turni i 3 çdo natë”, tregoi nëna e viktimës.

Ndërsa, babai i 23 vjeçares nga ana e tij kërkon që autori i aksidentit të vihet para përgjegjësisë. I ati tregon se Elena do të shkonte në Itali pasi kishte gjetur punë.  Dhe se kishte qenë djali i tij që kishte dhënë lajmin tragjik.

“Kishte gjetur një vend pune dhe do të shkonte të punonte. Djali ishte në shtëpi unë në punë. Më tregoi e më tha se kishte ndodhur një aksident. Ajo nuk kishte mundur të kalonte në Itali dhe ishte kthyer. Fajtori ka lënë makinën dhe është larguar, por duhet të vihet para përgjegjësisë”, shprehet babai i Elenës. /b.l/noa.al/