Transmetuar më 22-02-2018, 16:35

Një i ri nga Fieri ndodhet prej më shumë se katër orësh mbi një shtyllë të lartë tensioni teksa kërcënon se do të hidhet prej atje.

Ngjarja është regjistruar që prej orës 12:00, në fshatin Varibob, ku shtetasi A.L., 32 vjeç, ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk zbret.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejt këtij vendimi, ndërsa sipas informacioneve paraprake dyshohet se 32 vjeçari vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Për të shmangur ndonjë tragjedi, është bërë i mundur edhe ndërprerja e energjisë elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korrentin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me të riun që ai të zbresë nga shtylla. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca./b.l/noa.al/