Transmetuar më 22-02-2018, 16:51

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama teksa i quajti deputetet demokrat si "zogjtë e korbit".

Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Patozi shprehet se Rama kishte të drejtë sot kur foli në Kuvend për zogjtë e korbit, pasi e tha në të njëjtën ditë kur Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, ku Shqipëria ka shënuar përkeqësim.

“Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?”, shkruan Patozi. /b.l./noa.al/