Transmetuar më 22-02-2018, 17:22

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është duke përjetuar një sërë ngjarjesh të bukura në jetën e saj gjatë kësaj periudhe. Së fundmi ajo është martuar me një ndër avokatët më të pasur në Maqedoni, dhe së shpejti do të bëhet edhe nënë. 

Lajmin e bukur të shtatzënisë Adelina e ka konfirmuar dje, ku ka treguar se është në pritje të ëmbël të një djali, ndërsa sot përmes një postimi në Instagram ajo ka folur rreth shtatzënisë, dhe ka treguar se kjo është periudha më e lumtur në jetën e saj.

“Desha t’ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen, për mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur, e të dedikuar. Faleminderit nga zemra është një fjalë e vogël. Jam në një gjendje, aq të emocionuar dhe të mirë, saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj e të tregoj, si ndjehem. 

Dashtë Zoti çdo femër të kalojë në këtë periudhë më të bukur jetësore, që asnjë gjë s’më bën më të lumtur se shtatzënia. Dua vetëm një gjë të shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri, dashuria nuk ka kufi, as fe, as rracë, as moshë. 

Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare. Kam lind dhe do të vdes e tillë”, shkruan Adelina në Instagram./b.l/noa.al/