Transmetuar më 22-02-2018, 17:31

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë, për kufirin detar, nuk është kthyer në mollë sherri vetëm në politikën shqiptare.

Ditën e sotme, ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis ka kërkuar interpelancë me ministrin Nikos Kocias.

Mësohet se Bakojanis u ka bërë të ditur ligjvënësve grekë se është pro marrëveshjes së vitit 2009, për kufirin detar.

Sipas ish-ministres greke, marrëveshja e vitit 2009, e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, ishte e balancuar dhe me reciprocitet, duke zbatuar në mënyrë shembullore parimin e "baraslargësisë" në delimitimin e zonave detare.

Ajo akuzon qeverinë greke se ka vepruar fshehur për këtë marrëveshje, e cila sipas saj kërcënon të krijojë një precedent negativ për demarkacionin. /k.k/noa.al/