Transmetuar më 22-02-2018, 17:45

Trajneri i Vllaznisë ka rënë pre e një sulmi, i cili për fat të mirë përfundoi pa lëndime.

Një person, me kapuç në kokë, ka tentuar ta godasë me thikë, por trajneri Ernest Gjoka është shmangur duke e nxjerrë bllof tentativë e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive Reshit Rusi në Shkodër, në fund të stërvitjes së ekipit verior.

Burime të Noa.al bëjnë me dije se për këtë ngjarje të rëndë, disa persona janë shoqëruar në komisariat.

Nuk ka informacion për identitetin e autorit të ngjarjes, dhe as arsyet se përse e kanë detyruar për të kryer një akt të tillë. /k.k/noa.al/