Transmetuar më 22-02-2018, 18:12

Nje video shokuese tregon momentin kur një njeri me thikë, u fut përmes dritares së një kafeje me qëllim përdhuninim e baristes me bikini, në shtetin e Uashingtonit.

Videoja tregon sesi 33-vjecari hap dritaren dhe futet brenda, duke  iu vërsulur vajzës.

Departamenti i Policisë Kent tha se incidenti ndodhi rreth orës 4:45, në Hottie Shots Espresso. Në video, baristja, i identifikuar si Madeline Guinto, dëgjohet duke bërtitur “oh Zoti im”, kur i dyshuari e kap atë.

Guinto tha se i vuri një thikë në fyt dhe i kërkoi që të fikte dritat. Ajo refuzoi, por më pas ai e detyroi të dilte nga dritarja, dhe e çoi në një rrugicë të errët ku u përpoq ta përdhunonte.

Gruaja tha se sapo dhunuesi e kishte zënë në qoshe, dhe filloi të ushtronte presion. Viktima u përpoq që të kapte thikën, të cilën ai e largoi nga duart e saj.

Por papritmas, tha ajo, ai u frikësua dhe u largua, duke i dhënë asaj mundësinë për të drejtuar përsëri kafenenë dhe për të thirrur policinë.

I dyshuari 33-vjeçar u arrestua nga policia dhe u identifikua më vonë si Michael Reynolds, i cili ka një histori të gjerë kriminale. /k.k/noa.al/