Transmetuar më 22-02-2018, 20:04

E vetmja që shpëtoi nga aksidenti i tmerrshëm në Velipojë, ishte vetëm Evisa Preka.

37-vjeçarja ndodhet në spital, ku përveç dhimbjeve fizike po vuan edhe dhimbjet e munges së bashkëshortit dhe fëmijëve, pa e ditur se ata nuk jetojnë më.

Ajo i kërkon çdo ditë, dhe çuditet se përse bashkëshorti, që e donte aq shumë, nuk shkon për ta vizituar.

Në meshën për këtë ngjarje të rëndë, famulltari i Velipojës dom Marjan Gega, tha se askush nuk mund t’i tregojë të vërtetën 37-vjeçares Evisa Prekës.

“Kërkon fëmijët e vet në spital, nuk kupton pse burri i saj që e donte aq shumë nuk ka shku me e vizitu tek spitali. Jeta duke të rrejtë sepse nuk dina me ta tregu sepse askush prej nesh nuk e merr guximin, jena duke të rrejt siç është e rrejshme kjo jetë. Jena duke të rrejtë duke u tregu të padrejtë. Na nuk kena më fjalë, unë s’kam më fjalë”, tha Dom Marjan Gega.

Katër persona të një familjeje humbën jetën tragjikisht, por një brengë e madhe është edhe ajo që e pret gruan e vetme, një dramë të cilën nuk ia thotë dot askush. /k.k/noa.al/