Transmetuar më 22-02-2018, 20:33

Asnjëherë nuk e keni dëgjuar një gjë të tillë, por ka çuditur një botë të tërë ky rast i veçantë.

Një 14-vjeçar thotë se ka bërë 20 vezë deri më tani. Askush nuk e besonte deri sa shkoi në spital dhe bëri dy vezë në prani të mjekëve.

Adoleshenti nga Gowa e Indonezisë, po bën me dhembje koke të gjithë stafin e mjekëve me këtë çregullim

Babai i tij Rusli tha për mediat se “në dy vjet ai bëri 18 vezë dhe 2 në spital, kështu që gjithsej ka bërë 20. Veza e parë ishte e gjitha e verdhë, ndërsa tjetra ishte e bardhë dhe nuk kishte të verdhë”.

Mjekët tani e kanë shtruar djalin në spital për ta studiuar atë. Ata do të shohin nëse vezët formohen natyrshëm brenda Akmalit, duke u siguruar që ai nuk po luan një lojë.

Babai i tij tha se “ai kurrë nuk ka gëlltitur një vezë të tërë, nuk ka arsye ta bëjë këtë”. /k.k/noa.al/