Transmetuar më 22-02-2018, 20:47

Ernest Gjoka, trajner i Vllaznisë, ka dëshmuar në polici për ngjarjen e pasdites së sotme, ku një person tentoi ta godasë.

Gjoka ka thënë se është i mahnitur nga ky episod, pasi nuk ka konflikt me askënd.

“Nuk e di kush e ka bërë sulmin ndaj meje. Nuk kam me askënd probleme. Nuk e kam idenë. Nuk njoh aq shumë ne Shkodër. Une merrem veç me stërvitjet dhe ndeshjet”, ka rrëfyer ai.

Tekniku i Vllaznisë ka treguar momentin e sulmit, dhe ndihmën që mori nga qytetarët e ndodhur në vendin e ngjarjes.

“Agresori erdhi nga mbrapa kur isha tek makina, në fund të stervitjes. Pranë meje ishte Gilman Lika që më ndihmoi bashkë me qytetarë që qëlluan. Nuk e.prisja të ndodhte. Më sulmuan pasi kishte mbaruar stërvitja. Nuk e kuptoj pse ka ndodhur sepse s’kam probleme me askënd”, tha Ernest Gjoka. /k.k/noa.al/