Transmetuar më 22-02-2018, 22:24

Moderatori Arjan Çani nga studio e emisionit ”Studio e Hapur”, ka lëshuar një deklaratë të fortë, ku thotë se ka dyshimet për atë që po ndodh në disa vende në Ballkan.

Për debatin e ndryshimit apo normalizimit të kufijve, tha se një dorë e fshehtë po përgatit një trazirë të tmerrshme që do ndodhë në Ballkan.

”Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend? Këto janë rastësi apo një dorë e padukshmne që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një corbë që një ditë të plase e të mos kemi sbpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Balkanin përreth”, shprehet Çani.

Ai vijon më tej duke thënë:

“Atëherë ca po ndodh me Balkanin? Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”-/a.k.noa.al/