Transmetuar më 22-02-2018, 23:45

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka humbur durimin në emisionin “Opinion” teksa pyetet për lejet e ndërtimit për kulla në Tiranë. Disa here, drejtuesja e revistës Monitor, Ornela Liperaj i ka drejtuar pyetjen a kanë treg kullat në Tiranë, Veliaj iu përgjigj: Nuk e kuptoj këtë hipokrizi. Ju vete e keni zyrën në kullë.

Pronari yt ka aplikuar për fshat turistik. Pronarët tuaj janë ndërtues.

Liperi: Çlidhje kam unë me pronarët. Kjo është goditje pas shpine.

Veliaj: Mos bëj si gjithologe. Se ca po na thua “unë do bëhem boheme”

Fevziu: Mos i beni eremi qytetarët që jetojnë në kulla

Veliaj: O Fevzi ka nevoja qyteti për hoteleri dhe zyra. Sipërfaqen e kemi të çmuar, ndaj urbanistët na kanë sugjeruar ndërtesa me shumë kate. Ku do flenë turistët.

Veliaj: Të gjithë ata që shajnë kullat jetojne vete ne kulla.