Transmetuar më 23-02-2018, 07:42

Dalin të tjera detaje në dritë lidhur me aksidentin e shënuar mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes në zonën e Maminasit, në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën një vajzë 23-vjeçare dhe shoferi i taksisë me të cilën udhëtonte.

Mësohet se Elena Avdillari rreth orës 21.00 të së mërkurës ka bërë check-in në Portin e Durrësit. Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë.

Rezulton se vetëm, gjatë vitit të lënë pas 23- vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Gjithashtu dyshohet se Avdillari merrej me punë të paligjshme në Itali.

Për këtë arsye autoritetet e shtetit fqinj kishin kërkuar nga policia shqiptare, që të mos e lejonin më të udhëtonte drejt Italisë.

Po ashtu rezulton se Elena nisej nga Durrësi me traget dhe kthehej me avion.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, ku një mjet tip Benz me targa AA 060 SP u përplas me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e përplasi nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant. Pas aksidentit drejtuesi i Benzit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, u zhdukën pa gjurmë./a.y/noa.al

Aksidenti me dy viktima, Benzi me shpejtësi të madhe përplasi taksinë

Përplasi taksinë ku vdiq një vajzë dhe shoferi, kush është i shpalluri në kërkim

Aksidenti me 2 viktima, vajzën e kthyen nga porti i Durrësit, ishte nisur për në Itali

Aksidenti me dy të vdekur në Durrës, kush është vajza e re dhe shoferi

Makina përplas Taksinë në Durrës, vdes shoferi dhe pasagjerja. Zhduket shkaktari