Transmetuar më 23-02-2018, 08:00

“Teatri Kombëtar që sot ka 3 mijë metra katrorë do të ketë trefishin e pjesës kur të ndërtohet godina e re”, tha Erion Veliaj në Opinion këtë të enjte.

Ai nuk pranoi të fliste për kulla, apo ndërtesa të tjera që do ndërtohen rreth tij, por tha se prona e bashkisë nuk do të tjertërsohet ndërsa prona private do të zhvillohet prej tyre.

Sakaq, ai u përfshi edhe në batuta me gazetaren Ornela Liperi të ‘Monitor’.

“Prit kekun të piqet”, i tha Veliaj në kontekstin që prit sa të mbarojë projekti, pastaj reago për ndërtimet e reja.

“Teatri nuk ka kullë sipër dhe ky është një vendim territori, pra në territoret e teatrit. Kemi synuar dhe të gjithë kërkesat që kemi bërë është për të pasur shumëfishin e sipërfaqes që ka sot teatri, pra që teatri të gëzojë më shumë sipërfaqe, black-boxe, salla më të vogla, salla alternative, shërbimet mbështetëse”, u shpreh Veliaj.