Transmetuar më 23-02-2018, 08:13

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para mesnatës së lënë pas, ku një person ka gjetur vdekjen.

Rreth orës 23:40 të së enjtes, në fshatin Halilaj të Lushnjes, është gjetur nga familjarët në një kanal me ujë Trifon Bitri, 71 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se i moshuari ka rënë nga biçikleta dhe është mbytur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese