Transmetuar më 23-02-2018, 08:31

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte duke u përqendruar në sektorin ekonomik.

Më konkretisht ai ka publikuar një artikull të “New York Times”, ku promovohen mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj.

“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të Neë York Times për mundësitë e shkëlqyera që u ofron sot Shqipëria investitorëve të huaj përmes taksave më të ulëta dhe burokracive të reduktuara ndjeshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Në artikullin që e gjeni këtu, promovohen lehtësitë dhe mundësitë me të cilat përballen investitorët e huaj, mes tyre taksat e ulëta.

Në artikull shkruhet se Italia është investitori dhe partneri më i mirë në Shqipëri, duke investuar 3.5 bilionë euro. /a.y/noa.al