Transmetuar më 23-02-2018, 09:58

Të pasura me karbohidrate dhe potas, forcojnë muskulin, prodhojnë serotoninë, hormonin e lumturisë si dhe shuajnë urinë.

Bëhet fjalë për bananet, të cilat mund të arrijnë të vrasin një sërë virusesh dhe bakteresh, por nëse konsumohen rregullisht mbajnë larg gripin edhe virozat e stinës.

Është kjo ajo që kanë zbuluar studiuesit amerikan të Universitetit të Michighan, të cilët po punonin për një trajtim të mundshëm kundër AIDS, me një ilaç me bazë bananen.

Rezultoi se banania aktivizonte një sërë molekulash sheqeri, të cilat rezultonin vrastare për gripin, si dhe forconin imunitetin, shkruan noa.al.

Profesori David Markovitz, deklaroi se bananet kanë veti anti-virale dhe se për këtë arsye po punohet për krijimin e një pilule parandaluese ndaj virozëve dhe gripave të mundshëm. /a.y/noa.al