Transmetuar më 23-02-2018, 11:26

Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Italisë, për të kërkuar ndihmë lidhur me çështjen “Tahiri”, ku ish-ministri i Brendshëm, akuzohet për trafik droge.

Organi i akuzës i ka dërguar për të tretën herë një letër porosi autoriteteve italiane, ku kërkon dëshmitë e të arrestuarve në Katania.

Mes tyre është i përfshirë edhe Moisi Habilaj, i cili njihet si kreu i grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Prokuroria shqiptare kërkon të njohë edhe dëshminë e Nazer Seitit, i cili nuk ka pranuar te thotë asgjë para autoriteteve shqiptare.

Sakaq rreth një muaj më parë Seiti, i njohur si “financieri” i Habilajve, u ekstradua drejt Italisë.

Ndër të tjera prokuroria shqiptare kërkon ndihmë edhe për hetimet e nisura në Shqipëri, pjesë e të cilave është edhe ish-ministri Saimir Tahiri. /a.y/noa.al