Transmetuar më 23-02-2018, 11:50

Një vajzë e re e cila punonte kamariere ka përjetuar momente ankthi dhe tmerri pasi është rrëmbyer nga një i ri nën kërcënimin e thikës.

Dhe duket se nuk mbaron me kaq, pasi ai më pas ka pasur si qëllim që ta fuste atë në një rrugicë të ngushtë dhe ta përdhunonte.

Siç shihet edhe nga pamjet në videon e postuar më poshtë, fillimisht personi i armatosur hyn në lokal dhe e kërcënon vajzën për ta nxjerrë jashtë duke i vendosur thikën në fyt.

Megjithatë fatmirësisht e reja e identifikuar si Madeline Guinto ka arritur të mbrojë veten duke i shpëtuar nga duart sulmuesit.

Më pas ajo ka lajmëruar menjëherë policinë të cilët i janë përgjigjur thirrjes së saj për ndihmë duke bërë të mundur edhe arrestimin e 31 vjeçarit, Michael Reynolds./b.l/noa.al/