Transmetuar më 23-02-2018, 12:42

Pijet e gazuara janë pijet që preferohen shumë sot sidomos nga të rinjtë. Ndoshta shpesh kemi pyetje për këto pije. Çfarë roli luajnë ato? Cilat prej tyre janë janë të mira e cilat jo? Pijet me gaz janë pijet e bikarbonatit të natriumit, formula e të cilës është NaHCO2.

Por tashmë ne e dimë se pijet e gazuara janë pa dyshim edhe një nga shkaktarët më të mëdhenj të kequshqyerjes. Maskimi perfekt për këtë produkt ‘djallëzor’ është tek emërtimet si ‘pa kalori’ ose ‘pa sheqer’ që të bëjnë të mendosh se pijet e gazuara janë të të vërtetë ‘të shëndetshme.’ 

Nëse jeni të kujdesshëm, do të vini re që premtimet e mësipërme janë në të vërtetë mjaft boshe dhe krejt e kundërta e asaj që presin konsumatorët. Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak kalori ose sheqer, përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin.

Sipas Dailymail, në një studim të kryer kohët e fundit, rezulton që konsumimi i një pije të gazuar në ditë, rrit rrezikun e sëmundjes nga kanceri në mënyrë të hatashme.

Këshilli i Kancerit të Viktorias në universitetin e Melburnit, studioi dhe analizoi tre mijë raste të 11 llojeve të ndryshme të kancerit në një hark kohor të dhjetë viteve. Rastet e kancerit të gjirit, mëlçisë dhe prostatës të raportuara për vitet 1990-1994 dhe 2003-2007, zbuluan një lidhje të qenësishme të pijeve të gazuara me riskun e kancerit. Dhe të gjitha këto raste të shqyrtuara, ishin të pavaruara nga obeziteti apo faktorë të tjerë shëndetësorë.

"Pijet me sheqer, përfshirë ato joalkoolike, tashmë janë të njohura për dëmin që i shkaktojnë organizmit të njeriut, duke shkaktuar fillimisht obezitet çka rrit mundësinë e sëmundjes nga 13 lloje kanceri të ndryshme", pohoi drejtuesi i këtij këshilli në universitetin e Melburnit, ndërsa shtoi se ka po kaq risk në rritjen e rrezikut për diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe prishjen e dhëmbëve. Ndaj, njerëz mbajini sa më larg vetes pije të tilla, nëse shëndetin e keni primar në jetën tuaj./b.l/noa.al/