Transmetuar më 23-02-2018, 13:56

Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbi shkeljet e konstatuara në zbatimin e projektit Tiranë-Elbasan.

Pas daljes nga organi i akuzës, Qëndro tha për mediat se dha shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që ka. "Po të më thërrasin përsëri, unë do të paraqitem" deklaroi ai.

Më herët kanë dëshmuar edhe 3 audituesit që konstatuan shkeljet që u denoncuan nga ministri Gjiknuri.

Ndërkohë, në pyetje në lidhje mbi këtë hetim janë marrë edhe dy ish-ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sokol Dervishaj dhe Edmond Haxhinasto. Ndërsa në “arrest me burg” janë lënë dy ish-zyrtarët, Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

Në listën e Prokurorisë pritet të pyetet edhe ministri Damian Gjiknuri, që dorëzoi pas një auditi ku evidentoheshin shkeljet dorëzoi një kallëzim ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor.

Prokuroria thotë se shtetit i është shkaktuar një dëm financiar në amendimet e kontratës, ndryshime që nisin nga shtyrja e afatit të punimeve, deri në reagimin me dy vjet vonesë në këtë aks, pavarësisht se aty kishte rrëshqitje dheu./b.l/noa.al/