Transmetuar më 23-02-2018, 14:29

Mjekët e një spitali në Mumbai të Indisë, kanë kryer në ndërhyrje të rrezikshme kirurgjikale, duke hequr nga koka e një djali 31-vjeçar, një tumor të ngjitur në tru, me peshë 1.8 kilogramë, duke u klasifikuar si tumori më i madh në kokë, i hequr ndonjëherë.

Ndërhyrja kirurgjikale te Santlal Pal, u bë tek një pacient në shtetin e Uttar Pradesh, u krye nga kirurgët në spitalin ‘BYL Nair’.

Shefi i neurokirurgëve Trimurti Nadkarni, deklaroi se “pacienti dukej sikur kishte dy koka, njëra sipër tjetrës. Edhe venat e gjakut kishin dalë thuajse në sipërfaqe. Kishte dhimbje të vazhdueshme koke dhe ishte totalisht i verbër”.

Rezonanca magnetike zbuloi se tumori ishte zhvilluar në të dyja anët e trurit, shkruan noa.al.

Ndërhyrja kirurgjikale u realizua më 14 shkurt dhe zgjati plotë shtatë orë, ndërkohë që për tre ditë me radhë pacienti qëndroi në reanimacion dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. /a.y/noa.al