Transmetuar më 23-02-2018, 14:42

Dy anëtarë të familjes së dy vajzave, përkatësisht daja dhe nëna e tyre janë dënuar ditën e djeshme për krimin e kryer ndaj të miturave. Daja pedofil do të duhet të kryejë 10 vjet e gjysmë burg, ndërsa nëna e tyre, e cila e ka ndihmuar dhe mbështetur atë, 8 vite. 

Faktet datojnë për periudhën midis viteve 2011 dhe 2013, kur viktimat kanë qenë shumë të reja, përkatësisht 4 dhe 7 vjeç. Gjyqtarët e gjykatës së Toscanës në qytetit Marino, i kanë hequr gjithashtu edhe të drejtat prindërore nënës së vajzave dhe e kanë dënuar edhe me gjobën prej 50 mijë euro për secilën nga vajzat.

Hetimet lidhur me këtë histori e cila daton disa vite më parë, kanë treguar se dhuna seksuale ndaj vajzave nga daja, mbështetur nga motra e tij, nëna e vajzave ishin sistematike. Daja i të miturave në atë periudhë ka qenë vetëm 25 vjeç, i cili përdorte edhe një armë me plumba plastikë për t’i detyruar ato të heshtnin.

Dhuna ndaj tyre është zbuluar gati dy vite më pas, kur njëra nga vajzat kishte mposhtur frikën dhe i kishte besuar historinë e saj mëseses, ku kjo e fundit kishte lajmëruar një punonjës social, por që nuk e kishte ndjekur rastin.

Hetimi, më pas ka nisur pas ankesës së bërë nga babai i vajzave i cili i vënë në dijeni nga gjyshja e të miturave ka parë më pas disa lëndime te të bijat që e bënë të dyshonte.

Pas hetimeve shëndetësore, u gjet se daja i tyre ka abuzuar me mbesat në bashkëpunin me nënën e tyre e cila për t’iu shmangur përgjegjësisë bënte sikur nuk ishte në dijeni, por që tashmë po përballen me pasojat e veprimeve të tyre./b.l/noa.al/