Transmetuar më 23-02-2018, 15:41

Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat Jugore e Juglindore ku priten edhe reshje të pakta.

Pasditja mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar nga reshje të pakta në zona të izoluara të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin ulje me 2 – 3°C në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremumet termike nga 0 mëngjesi në 16°C mesdita.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Europa

Mesdheu Qendror dhe brigjet Jugore të Greqisë do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu, Ballkani Lindor dhe pjesërisht Skandinavia paraqiten me vranësira të shpeshta por reshje të izoluara dëbore.

Ndërsa Europa Perëndimore dhe Qendrore si edhe pjesa më e madhe e Europës Lindore dominohen kryesisht nga kthjellimet./b.l/noa.al/