Transmetuar më 23-02-2018, 16:58

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka dhënë sot detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi Shkodrën ditën e djeshme, ku ai u bë objektiv i një sulmi me thikë nga një person ende i lirë.

Autori tentoi të sulmonte Gjokën në fushën stërvitore "Asllan Rusi", por falë ndërhyrjes së futbollistit Gliman Lika dhe disa personave të tjerë nuk arriti ta përfundonte atë që kishte marrë përsipër.

I ftuar sot në televizionin "Star Plus TV", Gjoka ka hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. "Personi do të ishte e ndershme të dilte hapur, por jam i bindur se donte të më frikësonte.

Vllaznia ka probleme që lidhen me atë që duke qenë bashkia pronare ka që mendojnë se mund të fusin fëmijët në ekip dhe pse nuk e meritojnë. Ka që kanë mundur ta bëjnë këtë, dhe kur ndryshohen trajnerët kërkojnë aktivizimin e tyre dhe pse ato nuk i nevojiten ekipit", shprehet Gjoka.

Më tej ai thekson se kjo sjellje sipas tij sjellë pakënaqësi e presione ndaj trajnerit, por në rast se dikush e meriton nuk ka trajner që nuk e përfshin.

"Unë jam i vendosur të shkojmë përpara nuk do largohem dhe ekipi do reagojë pozitivisht. Kjo që ka ndodhur nuk ka lidhje me Shkodrën, me pjesën e shëndoshë të saj, unë e di se Shkodra e Vllaznia janë tjetër gjë nga ajo që ndodhi", ka deklaruar ai./b.l/noa.al/

Tentuan të godasin me thikë, Gjoka: S’kam probleme, qytetarët më ndihmuan

Sulmi ndaj trajnerit të Vllaznisë, Bashkia Shkodër: I qëllimshëm, të kapen autorët

E rëndë në Shkodër, tentohet të theret me thikë trajneri i Vllaznisë