Transmetuar më 23-02-2018, 17:42

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, në qytetin e Shkodrës në një lokal eurolloto ku aksidentalisht ka shpërthyer një bombol.

Për pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur vetë pronari i lokalit, 50 vjeçari, Z.P., banues në Shkodër.

Mësohet se i dëmtuari ka marrë plagë të lehta në fytyrë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale. /b.l/noa.al/