Transmetuar më 23-02-2018, 18:14

Ftesat e mbrëmjes në kafe nuk janë të pazakonta, edhe pse e dimë që nuk duhet të pimë në atë kohë. Mbase është fjala për ndonjë sinjal sekret.

Nuk ka mjek i cili do t’ia ndalonte mashkullit që në mbrëmje të mos pijë kafe me të vajzën e cila i pëlqen. Aq më tepër nëse e ka ftuar në shtëpinë e vet…

Megjithatë për fat të keq, edhe kafja ka limitet e saj, edhe pse ndikimi “përshëndetje ditë!” është i pakrahasueshëm me asgjë tjetër në botë dhe për periudhën e parë të ditës ka një efekt shumë të mirë.

Por çfarë bën nëse mëngjesi të duket sikur zgjat gjatë gjithë ditës? Merr një filxhan tjetër kafe? Kur ndalon? Kur mund të ndalosh? (shumë njerëz janë vërtet viktima të kafes, madje mund të pinë ekspres edhe në orën 22:00 të mbrëmjes).

E vërteta është që çdo gjë varet nga personi. Jo të gjithë vuajnë nga pagjumësia që të shkakton kafja, në ndryshim me të tjerë. Por kur mund ta ndalësh efektin kafeinë para gjumit?

Në një studim të kohëve të fundit në Amerikë, ekspertët kanë treguar se kafja e fundit që duhet të pish në ditë është 4-6 orë para se të flesh. Kështu, duke kontrolluar limitet, përpiqu që të paktën 4 orë para gjumit të mos kesh pirë kafe./b.l/noa.al/